×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i MPJ-së publikon fotografi: Përveç kamionëve nga Kosova, Serbia sot bllokoi një nga Çekia

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 18:18

    Shefi i kabinetit të Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës, Kreshnik Ahmeti ka njoftuar se shteti i Serbisë është duke vazhduar bllokimin e kamionëve tregtar që vijnë nga Kosova.


    Ahmeti ka publikuar një fotografi ku thotë përveç kamionëve me origjinë nga Kosova po bllokohen nga Serbia edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit.

    “Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës.

    Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/kreshnik.ahmeti.98/posts/10157317196242712

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!