×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i partisë i gëzohet numrit: 112, Emergjenca PDK

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 17:19

    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, e ka interpretuar numrin e partisë së tij që i ra me short për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Sipas tij, numri 112 është numri i Emergjencës dhe kjo do të thotë “Emergjenca PDK”.

    “PDK, garon me numrin 112, pra ky është numri. 112, Emergjenca PDK!”, ka shkruar ai.

    Sidoqoftë, edhe VV-ja e ka lidhur numrin e saj me dy simbolika. 12.6 është edhe data e krijimit të VV-së, që po lidhet me numrin 126 që kjo parti do ta ketë.

    Ndryshe, sot kanë marrë numrat për zgjedhje të gjitha partitë. PDK-ja do të ketë numrin 112, AAK-PSD numrin 119, VV 126, LDK 134 dhe NISMA-AKR kanë tërhequr në short numrin 122./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!