×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së me gjuhë ofenduese ndaj Vjosa Osmanit

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 20:14

    Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, përmes një shkrimi në Facebook ka ofenduar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.


    Cakolli tha se Vjosa Osmani ka vrapuar nëpër korridoret e parlamentit të pas votave të Listës Serbe. Mirëpo, Cakolli ofendoi Osmanin ku tha se edhe pse kjo e fundit vrapoi, nuk humbi asnjë kilogram.

    “Me u myt tu vrapu nëpër korridore të parlamentit mas votave të Listës Serbe, edhe mos me hup asnjë killë e me u dobësi, veq të Vjosa Osmani e sheh këta”, shkroi Cakolli në Facebook.

    Kujtojmë se kohëve të fundit kryetarja Osmani është përjashtuar nga pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të qëndrimeve të saj kundër partisë.

    Vendin e saj e ka zënë kryeministri aktual i Kosovës po atë natë me votat që mori nga Këshilli Drejtues i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!