×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së: Nuk e heqim taksën pas zgjedhjeve, do i ofrojmë shans dialogut me pezullim

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 21:56

    Nëse Partia Demokratike e Kosovës, fiton zgjedhjet e 6 tetorit, nuk do ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe.


    Kështu ka bërë të ditur Rexhep Hoti nga PDK, në Zonën Zgjedhore të Klan Kosovës, ndërsa shtoi se në platformën e saj parasheh që t’i japin një shans dialogut me 120 ditë pezullim të kësaj tarife.

    Kjo në mënyrë që Serbia të reflektojë në njohje të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

    “Nëse fitojmë zgjedhjet, taksën nuk do ta largojmë, taksa do të mbetet. Taksa nuk e ka fuqinë e një njeriu apo të një partie, taksa është bërë problem i madh, madje është involvuar edhe Washingtoni. PDK nuk do ta heq taksën, krahas taksës do të shtojë reciprocitetin në raport me Serbinë. Por për t’i dhënë shans dialogut PDK do t’i jap mundësi 120 ditë kohë për të pezulluar taksën. Në kuadër të ligjeve, çështja e taksës s’mund të mbetet për një kohë të gjatë. Ne do të provojmë për 120 ditë që Serbia të reflektojë fuqishëm dhe kjo të përfundojë që Serbia ta njoh shtetin e Kosovës”, tha Hoti.

    ”Gjysma e Serbisë është e ndërtuar mbi varret e shqiptarëve, dhe Serbisë i duhet Prishtina. Ne duhet të mësohemi në zbatimin e finesave të tjera politike që kemi përballë nga BE, Brukseli e SHBA-të”, tha Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!