Zyrtari mitrovicas bën “shopping” me veturë të shtetit

Në çdo fillim muaji kur dalin rrogat, marketet në të gjithë vendin janë të stërmbushura me konsumatorë. Kështu ishte edhe sot në qytetin e Mitrovicës.


Ndërsa qytetarët që posedojnë vetura private shkojnë me to për të kryer blerjet, një zyrtar shteti në këtë qytet ka vepruar ndryshe.

Ai ka shkuar në një nga marketet me veturë zyrtare për të kryer obligimet personale.

Një qytetar i cili ka dërguar foton tek Reporteri.net ka thënë se zyrtari i shtetit pasi ka kryer blerjet ka ikur.

Kujtojmë se keqpërdorimi i veturave zyrtare të shtetit për të kryer punë personale është bërë diçka e zakonshme në vendin tonë.