×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarja e MPB’së: Gjithsej 20 vetura i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 20:33

    Zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, ka thënë se regjistrimi i veturave me targa RKS ka vazhduar edhe sot.

    Sipas saj, 20 vetura deri tash i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, pesë prej të cilave në tri ditët e fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit. Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij”, ka shkruar Fetoshi.

    Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.

    “Të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion andaj ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, ka shkruar Fetoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!