Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Lirohen dy policët e arrestuar me dyshimin për zhdukje provash rreth vdekjes së Ivanoviqit

Publikuar

më:

Gjykata Themelore e Mitrovicës, pak minuta më parë ka liruar dy policët e Kosovës, të cilët u arrestuan dy ditë më parë nën dyshimin se kanë manipuluar provat rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.


Lajmin për “Kohën Ditore” e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla.

Prokuroria, sot në mëngjes ka kërkuar nga Gjykata, që t`u caktojë një muaj paraburgim të dyshuarve.

Dy policët janë Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq. Ata, sipas burimeve, dyshohet se një gëzhojë e kanë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.

Pak më herët u raportua për pretendimet e Prokurorisë ndaj dy policëve, të cilët u arrestuan të shtunën me dyshimet se zhdukën prova në rastin Ivanoviq.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]