Reporteri.net në rrjetet sociale

Rajon / Botë

Sulm terrorist? Vetura godet turmën e njerëzve, ka të vdekur

Publikuar

më:

Gjermania është momentalisht nën ethet e një sulmi terrorist. Mediat gjermane raportojnë që në qytetin Meunster, një furgon ka shkelur kalimtarët e rastit duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa prej tyre, numër që ende nuk është bërë i ditur, transmeton reporteri.net.

Policia dhe ambulancat tashmë kanë vërshuar vendin e ngjarjes, kurse dëshmitarët kanë thënë që në vendngjarje kanë qenë së paku tre persona të vdekur e rreth 30 të lënduar.

Gazeta Der Spiegel raporton që personi që ka qenë duke vozitur automjetin ka vrarë veten me armë zjarri pasi kreu sulmin. Ky akt po konsiderohet nga policia si sulm, por ende nuk dihen motivet dhe nëse krimineli ka lidhje me terrorizmin.

Policia përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje njerëzve që të mos shkojnë në qendër të Meunsterit, ku ka ndodhur sulmi, pasi një operacion i madh është në zhvillim e sipër./ reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]