×
  • Extra
  • Lista

    5 hapa të thjeshtë për të hequr qafe pikat e zeza

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 20:29

    Shëndeti i lëkurës së fytyrës është A dhe Z për një pamje rrezatuese. Pikat e zeza janë një ndër shqetësimet më të mëdha të cilat prishin lehtësisht imazhin tonë. Por çfarë duhet të bëjmë kur kemi shumë pika të zeza?


    1. Përzieni sodën e bukës me ujë derisa të bëhet një masë kremoze dhe aplikojeni në fytyrë si maskë.

    2. Aplikoni maska ​​me argjilë apo edhe të bëra tërësisht prej balte.

    3. Konsultohuni me dermatologun tuaj për përdorimin e produkteve kozmetike që përmbajnë retinoide.

    4. Përdorni pastrues që përmbajnë acid salicilik dhe glikolik, pasi shtrëngojnë poret dhe heqin qelizat e vdekura.

    5 Mos u përpiqni t’i shtypni pikat e zeza. Mund të duket një zgjidhje por rezultatet janë vetëm të përkohshme dhe në planin afatgjatë, e përkeqësojnë problemin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!