×
  • Extra
  • Lista

    5 pjesët e trupit që do të zhduken në të ardhmen

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 16:49

    Në kapitullin e parë të librit “The Descent of Man” (Lindja e Njeriut) Charls Darvin identifikoi disa pjesë trupore që ai i konsideroi të padobishme, ose thuajse të padobishme. Sipas tij, trupat tanë janë të mbushur me pjesë që nuk kemi nevojë. Më poshtë mund të lexoni disa prej këtyre pjesëve që ai i konsideron të panevojshme:

    Qimet e trupit

    Vetullat “mbrojnë” sytë tanë nga djersët, prandaj janë edhe të domosdoshme. Mirëpo, qimet në pjesë të tjera të trupit Charls i konsideron të padobishme.

    Dhëmbët e pjekurisë

    Njerëzit dikur duhet të përtypnin bimë në mënyrë që të merrnin kalori të mjaftueshme për të mbijetuar, por në ditët e sotme, njerëzit i kanë dhëmbët e shëndetshëm, por edhe të padobishëm. Dhëmbët e pjekurisë do të zhduken dhe do të keni më pak fatura dentale për të paguar, trasnmeton Class.

    Thithkat e meshkujve

    Gratë dhe burrat, kanë të dyja palët thithka, sepse në fazat e hershme të zhvillimit të fetusit një fëmijë ende pa lindur është pa gjini. Prandaj, thithkat janë të pranishme tek meshkujt dhe tek vajzat. Meshkujt në përgjithësi nuk kanë nivelet e nevojshme të prolaktinës për të stimuluar laktacion dhe nuk mund të prodhojnë qumësht.

    Gishtat e këmbëve

    Shkencëtarët zbuluan, se njerëzit përdorinin gishtat e këmbëve për të ecur dhe për të balancuar qëndrimin drejt. Mirëpo, studime të reja tregojnë se qendra jonë e ekuilibrit nuk janë më gishtat e këmbëve. Prandaj, nëse kjo tendencë vazhdon nuk do të kemi më nevojë për gishtat.

    Brinja e tretë

    Kushërinjtë tanë më të afërt, shimpanzetë dhe gorillat, kanë një grup shtesë të brinjëve. Shumica prej nesh kanë 12, por 8% e të rriturve kanë një shtesë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!