×
  • Extra
  • Lista

    5 shenja që tregojnë se është një lidhje serioze

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 14:42

    Si ta kuptoni se ai ju do për një lidhje serioze? Nga ta dini nëse ai është me të vërtetë i interesuar? Si ta kuptoni se ai do të përfshihet në lidhje? Lexoni më poshtë dhe do t’jua tregojmë.


    Nuk funksionon në këtë mënyrë. Një burrë nuk merret me ju vetëm sepse e simpatizoni. Shkëmbyet disa fjalë në bar dhe ai ishte i sjellshëm. Kjo nuk do të thotë asgjë! Mirësia, mirësjellja, një dorë muhabet dhe një buzëqeshje nuk janë shenja interesi dhe as nuk tregojnë se dikush do të përfshihet në një lidhje.

    As kur keni kryer marrëdhënie apo kur ai ju kërkon të kryeni marëdhënie, nuk janë shenja se ai ju do. Na vjen keq!
    Madje, nuk duhet të konsideroni një lidhje serioze me një mashkull që nuk e pëlqeni. Një mashkull që është problematik, edhe nëse thotë se është i interesuar për një lidhje serioze me ju, nuk ia vlen.

    Pra, rëndësi ka të vlerësoni nëse ai dëshiron një lidhje serioze vetëm kur të keni vendosur se ai është njeriu i duhur për ju.
    Si ta kuptoni nëse ai dëshiron një lidhje serioze? Ja cilat janë shenjat që tregojnë një gjë të tillë:

    1. Nuk ka keqkuptime, diskutime apo pengesa.
    Shenja e parë që tregon se ai dëshiron një lidhje serioze me ju është diçka që shumë e nënvlerësojnë: jithçka shkon mirë, nuk ka dyshime, keqkuptime apo komplikime. Marrëdhëniet “e komplikuara” janë marrëdhënie të gabuara. Një grua që nuk pëlqen dramat sentimentale, në simptomën e parë të komplikimit, për hir të dashurisë ndaj vetes, duhet ta shkëpusë lidhjen menjëherë.

    Një grua që është zhgënjyer dhe ndoshta ende nuk është rikuperuar plotësisht, duhet ta kuptojë se ngatërresat sjellin vetëm komplikime. Kështu që, të takon ty të shkëpusës fillin e para.
    Komplikimet = kohë e humbur + shumfishim i problemeve.

    Nuk është një formulë shkencore, por është e saktë dhe e padiskutueshme. Larg ndërlikimeve të kota!

    2. Jeni “ekskluzive” për të
    Diçka tjetër që tregon se ai dëshiron një lidhje serioze me ju, është kur ai do të jetë me ju dhe vetëm me ju. Me pak fjalë jeni “ekskluzive” për të.

    Sidoqoftë, çifte të hapura, pra marrëdhëniet e hapura kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë. Por, për të jetuar vërtet paqësisht në një çift të hapur duhet që çifti të jetë me të vërtetë i hapur. Pra marëdhëniet të jenë të reciproke. Nëse jo, çfarë kuptimi ka?

    Pra, në një lidhje serioze është e rëndësishtme të jetë e qartë se ai do të jetë ekskluziv për ty dhe e anasjellta. Kjo ju sjell tek pika e mëparshme: “Një lidhje pa gënjeshtra, komplikime dhe drama të kota.” Çfarë do të thotë kjo?

    Se kur ish-i është ish, nuk duhet të keni kontakte me të. Kur shikon femrat e tjera me justifikimin se femrat “janë si vepra arti” ose prej “instinktit natyror të mashkullit”. JO! Femrat nuk janë vepra arti dhe as të krahasueshme me vepra arti (pra objekte seksuale). Femrat, janë qenie njerëzore, subjekte autonome dhe të pavarura. Nëse jeni e lidhur me një mashkull të tillë? Dërgojeni në ferr, pa justifikime.

    3. Përpiqet në lidhje
    Po, e lexuat mirë, “përpiqet”. Kjo do të thotë se është aktiv, ose siç thuhet ndryshe, vepron, lufton, bën për ju. Përpiqet për të të takuar, për të qëndruar me ty dhe që të jeni bashkë.
    Sa më shumë që të jetë e mundur, jo vetëm në kohën e tij të lirë, jo kur t’i rastisë, dhe sidomos jo vetëm për të fjetur me ty. Një nga mendimet e tij të para në mëngjes duhet të jetë si të thellojë marrëdhënien me ty. Pra, ai nis të mendojë se si do “ndërtojë këtë marrëdhënieje”. Nëse ai është i interesuar, ndërton dhe zbaton. Pikë!

    4. Nuk është i varur ndaj teje
    Po, pikërisht ashtu. Shenja e katërt që tregon se ai do një lidhje serioze është se ai nuk është i varur ndaj teje. Pra, nuk ka nevojë për ty sikur të jeni nëna e tij.
    Nuk ka nevojë që ti të jesh aty në të kundërt nuk ha dot, apo nuk fle dot etj. Nuk është se varet prej teje për çdo gjë dhe se nuk bën dot pa ty, se ti i shërben shtëpisë e bën gjithçka tjetër. E qartë?!
    Ai dëshiron të jetë me ty sepse të do. Ecën përkrah teje, duke ndarë çdo emocion dhe eksperiencë në mënyrë të barabartë. Sepse lidhja u përket të dyve, jo vetëm njërit prej jush.

    5. Ju vlerëson
    Shenja e fundit që tregon se është një lidhje serioze është fakti se ai ju vlerëson, admiron dhe ju inkurajon. Pa ju vëndosur në një piedestal, ai ju inkurajon dhe ju mbështët.
    Kështu që, nëse jeni një grua e ekuilibruar dhe i keni vënë syrin dikujt që me të vërtetë ju pëlqen dhe e vlerësoni, kujtoni këto shenja. Me siguri do përfundoni me një mashkull të dashur, të sjellshëm dhe të saktë. Dhe një person i saktë sillet në mënyrë serioze. Pra, përveç dëshirës që ka për një lidhje serioze, ai ka gjithashtu një qëndrim transparent dhe të sinqertë. Kjo është e gjitha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!