×
  • Extra
  • Lista

    50 pyetje që mund t’ia parashtroni fëmijës në vend të “Si të kaloi dita sot?”

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 11:17

    Këto janë 50 pyetje që mund t’ia parashtroni fëmijës në vend të “Si të kaloi dita sot?”


    1. Çfarë të bëri të buzëqeshësh sot?

    2. A mund të ma tregosh një punë të mirë që ke bërë ose ke parë?

    3. A ke parë ndonjë sjellje të keqe? Si ke reaguar?

    4. A kanë të gjithë fëmijët shokë gjatë pushimit?

    5. Çfarë ju ka lexuar mësuesja?

    6. Cila është fjala e javës?

    7. A ka bërë dikush diçka qesharake që të ka bërë të qeshësh?

    8. A ka qarë ndokush?

    9. Çfarë ke bërë diçka kreative?

    10. Cilën lojë e luani më shumë gjatë pushimit?

    11. Cila është gjëja më e mirë që ka ndodhur sot?

    12. A i ke ndihmuar dikujt sot?

    13. A i ke thënë ndokujt “faleminderit”?

    14. Me kë je ulur gjatë kohës së drekës?

    15. Çfarë të ka bërë të qeshësh?

    16. A ke mësuar diçka që nuk e ke kuptuar?

    17. Kush të ka frymëzuar sot?

    18. Cili ka qenë momenti më i mirë e cili më i keq?

    19. Cila ka qenë pjesa jote më e papëlqyer e ditës?

    20. A ka munguar dikush në klasë?

    21. A je ndjerë i pasigurt në ndonjë moment?

    22. A ke dëgjuar diçka që të ka befasuar?

    23. A ke parë ndonjë gjë që të ka shtyrë të mendosh?

    24. Me kë ke luajtur sot?

    25. Tregomë diçka që e di sot e që nuk e ke ditur dje?

    26. Çka është diçka që të ka sfiduar?

    27. Si të ka ndihmuar dikush sot? Si i ke ndihmuar ti dikujt?

    28. A të ka pëlqyer dreka?

    29. Vlerësoje ditën në shkallë prej 1-10.

    30. A ka hyrë në telashe dikush sot?

    31. Sa i guximshëm ke qenë sot?

    32. Çfarë pyetjesh ke bërë në shkollë sot?

    33. M’i thuaj dy gjërat më të mira të ditës.

    34. Çka po pret me padurim për nesër?

    35. Çfarë je duke lexuar?

    36. Cili ka qenë rregulli më i vështirë për ta ndjekur sot?

    37. Mësomë diçka që nuk e di.

    38. Nëse do t’mund të ndryshosh diçka rreth ditës tënde, çfarë do të ndryshoje?

    39. A je ndjerë i përgatitur për testin.. (në një lëndë të caktuar)

    40. A ke diçka në mendje që do të doje ta bisedojmë?

    41. Çfarë e bëri sot mësuesen të buzëqeshë? Çfarë e bëri të nevrikoset?

    42. Çfarë personi ke qenë sot?

    43. Çfarë të ka bërë të ndihesh i lumtur?

    44. Çfarë të ka bërë të ndihesh krenar?

    45. Çfarë të ka bërë të ndihesh i dashur?

    46. A ke mësuar ndonjë fjalë të re sot?

    47. Nëse do t’i ndërroje vendet me mësuesen nesër, çfarë do të ligjëroje në klasë?

    48. Nëse mund ta ndërroje vendin me dikë në klasë, me kë do ta bëje? Dhe pse?

    49. Cilën pjesë të shkollës e pëlqen më së shumti? Cilën më së paku?

    50. Çfarë shpreson të arrish para se të përfundojë shkolla këtë vit? /supergrate.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!