×
  • Extra
  • Lista

    6 arsye pse një prezervativ mund të prishet

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 23:46

    Prezervativët janë një nga format më të mira për të parandaluar shtatzëni të padëshiruara dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme. Më poshtë, gjeni 6 prej arsyeve më të zakonta pse një prezervativ mund të mos funksionojë më!


    1. Prezervativi ka skaduar. Sigurohuni të shihni datën e skadencës në kutinë e prezervativëve.

    2. Mënyra e mirëmbajtjes. Nxehtësia dëmton prezervativët latex, kështu që ato nuk duhet të mbahen në një vend “të nxehtë” siç është xhepi i një portofoli. Mbajini në raftin e ilaçeve ose në komodinë.

    3. Mungesa e lubrifikimit. Nëse ka fërkim të fortë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale, veçanërisht gjatë seksit anal, prezervativi mund të prishet. Prandaj sigurohuni që të përdorni prezervativë të lubrifikuar ose përdorni lubrifikim shtesë nëse keni nevojë.

    4. Po përdorni lubrifikantë të gabuar. Nëse jeni duke përdorur prezervativë latex, lubrifikantët me bazë vaji mund të dobësojnë gomën e prezervativit, prandaj përdorni vetëm lubrifikantë me bazë uji.

    5. Prezervativi nuk përshtatet. Nëse prezervativi është shumë i vogël ose shumë i madh, ai mund të shqyhet, kështu që eksperimentoni me prezervativë të përmasave të ndryshme për t’u përshtatur mirë – jo shumë i ngushtë dhe jo shumë i lirshëm.

    6. Shumë fërkime. Muskujt vaginalë të disa njerëzve janë natyrshëm të ngushtë, kështu që për të ndihmuar në parandalimin e prishjes së prezervativit, nevojitet *shumë* lubrifikim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!