×
  • Extra
  • Lista

    6 sekrete të meshkujve që vështirë se do t’i rrëfejnë ndonjëherë

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 12:31

    Çfarë dimë për meshkujt? Ata gjithmonë ndihmojnë një vajzë në vështirësi: e duan futbollin dhe shumica prej tyre duken më bukur me mjekër. Më siguri vajzat bien dakord me këto 3 cilësi të tyre. Mirëpo, ka edhe disa sekrete që nuk i dini për gjininë “e fortë”.


    Ju ftojmë t’i lexoni më poshtë:

    Ata ndonjëherë duan të mos bëjnë asgjë

    Kjo mund t’ju vijë e papritur, por ata nuk duan gjithmonë të jenë në krye të gjërave, duke marrë vendime serioze dhe duke qenë përgjegjës për çdo gjë. Ata kanë nevojë edhe për pak kohë për veten për të shijuar çaste paqeje dhe qetësie.

    Nuk i vënë re detajet e vogla

    Burrat mendojnë globalisht. Thjesht pranojeni dhe mos u mundoni t’i bëni ata që t’i kushtojnë vëmendje detajeve të vogla. Ndoshta edhe ju duhet të ndiqni shembullin e tyre, pasi nëse shqetësoheni për detaje të vogla, humbisni copëza lumturie.

    Mendimet e kota janë një relaks për trurin e tyre

    A mund ta imagjinoni se burrat nuk shpenzojnë asnjë minutë të jetës së tyre duke menduar se si ta paguajnë kredinë e shtëpisë: të sigurojnë familjen ose të shpëtojnë botën? Ata shpesh mendojnë për gjëra të pakuptimta.

    Edhe ata kanë frikëra

    Burrat janë viktima të pavullnetshme të imazhit heroik të krijuar për ta nga shoqëria moderne. Kjo gjë i detyron ata të qëndrojnë të fortë në çdo rrethanë. Mirëpo, edhe ata kanë frikë nga të panjohurit dhe madje janë dyshues për disa vendime!

    Vlerësojnë çdo grua që kalon

    Një mashkull do t’ia ngulë sytë çdo zonje të bukur që kalon. Është në natyrën e tyre që të shikojnë dhe të vlerësojnë gratë dhe kjo gjë nuk mund të shmanget.

    E vlerësojnë mbështetjen

    Burrat kanë nevojë për mbështetje emocionale po aq sa edhe gratë. Ritmi i ethshëm i jetës së sotme dhe stresi emocional nuk bëjnë dallime mes gjinive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!