×
  • Extra
  • Lista

    8 ushqimet që shkatërrojnë veshkat

    Reporteri
    04 Korrik 2019 | 19:14

    Shumë prej nesh kanë shprehi që mund t’i dëmtojnë veshkat tona. Në vijim ju ofrojmë një listë të gjërave që duhet shmangur, në mënyrë që të kemi veshka të shëndetshme.


    Nuk pini ujë të mjaftueshëm

    Kur nuk pini ujë të mjaftueshëm, kjo mund të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të veshkave, sepse ndodh në baza ditore. Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve. Kur trupi nuk hidratizohet siç duhet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që në fund rezulton në akumulimin e toksinave në gjak.

    Mbajtja e fshikëzës së mbushur

    Shumë prej nesh kanë shprehi ta shtyjnë shkuarjen në tualet. Kur fshikëza qëndron për një kohë të gjatë e mbushur me urinë, ajo mund të shkaktojë komplikime të ndryshme në traktin urinar. Hipertrofia e muskujve është një nga komplikimet që mund të çojë në divertikulit (krijimin e vrimës ose flluskës së ujit në trup). Hidronefroza (rritja e presionit të urinës në veshka) është një shembull tjetër i komplikimeve të shkaktuara nga presioni kronik mbi pjesën e pasme të veshkave.

    Mospërmbajtja është gjithashtu një nga pasojat serioze në rast se kjo shprehi e dëmshme e vonesës së zbrazjes së fshikëzës zgjat.

    Konsumimi i tepërt i natriumit

    Procesimi i natriumit që e konsumojmë është një tjetër punë që kryhet nga veshkat tona. Kripa është burim i natriumit, dhe pjesa më e madhe e natriumit që e konsumojmë duhet të nxirret nga trupi. Kur hamë ushqime shumë të kripura, veshkat ngarkohen shumë për shkak se duhet ta nxjerrin një sasi të madhe të natriumit, dhe kjo në periudha të gjata mund të jetë e vështirë për veshkat.

    Konsumimi i tepërt i kafeinës

    Kur jemi të etur, shpesh më pak dëshirojmë ujë sesa lëngje dhe pije të gazuara. Shumica e këtyre pijeve përmbajnë kafeinë. Kafeina mund ta rrisë presionin e gjakut, ndërsa presioni i lartë i gjakut bën presion mbi veshkat dhe mund t’i dëmtojë ato. Sipas standardeve të Klinikës Mayo, shumica e të rriturve të shëndetshëm mund të pinë 2-4 filxhanë kafe në ditë pa rrezikuar veshkat e tyre.

    Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër dhimbjes

    Përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjes për probleme të vogla është shprehi e keqe e shumë njerëzve. Shumica e ilaçeve kundër dhimbjes kanë efekte të rrezikshme anësore, mund të shkaktojnë dëme të organeve të ndryshme, duke përfshirë edhe veshkat.

    Studimet kanë treguar se përdorimi i gjatë i ilaçeve kundër dhimbjeve zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë redukton funksionin e veshkave.

    Teprimi me proteina

    Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara. Ushqimet e pasura me proteina në thelb janë të shëndetshme, por jo në qoftë se keni veshka të dëmtuara dhe mjeku ju këshillon një konsum të zvogëluar të proteinave. Proteinat e tepruara janë ngarkesë për veshkat.

    Injorimi i gripit dhe i ftohjes

    Injorimi i ftohjes dhe i gripit mund të çojë në dëmtime në veshka. Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin derisa janë të sëmurë. Gjithashtu është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

    Përdorimi i tepërt i alkoolit

    Kur pimë alkool, shpesh nuk e kemi parasysh sasinë ideale për shëndet të mirë. Shprehia e pirjes së sasive të tepërta të alkoolit çon në dëmtime në veshka. Alkooli përmban toksina të cilat mund të jenë të dëmshme për veshkat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!