×
  • Extra
  • Lista

    9 shprehitë e çifteve që çojnë në divorc

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 14:04

    Çdo çift i martuar ka shkëmbyer premtimet e llojit “derisa vdekja të na ndajë”, por për shumë martesa, ëndrrat e tyre për “përgjithmonë” thyhen nga divorci.


    Sipas statistikave qeverisë, në SHBA ka një mesatare për një divorc në çdo 36 sekonda. Që do të thotë, 2,400 divorce çdo ditë. 16,800 divorce çdo javë dhe 876,000 divorce çdo vit.

    Atëherë, si mund ta ndalojmë këtë epidemi të martesave të prishura. Për të qenë më të saktë, si mund ti ta mbrosh martesën tënde?
    Unë jam i bindur që nëse i shmangni këto shprehi të këqia, do ta vendosni martesën tuaj në rrugë të mbarë dhe do të krijoni një marrëdhënie të lumtur që i reziston çdo stine të jetës. Më poshtë, po i numëroj 9 shprehitë që çojnë në divorc:

    1. Mbajtja e fshehtësive në lidhje me aktivitetin online

    Telefonët e mençur, rrjetet sociale dhe qasja 24/7 në internet mund të jenë vegla të mrekullueshme për të na mbajtur të lidhur. Por, ato mund edhe të krijojnë shpërqendrime të rrez-ikshme dhe tundime që mund ta dëmtojnë martesën. Në momentin që e gjeni veten duke zhvilluar një bisedë online apo duke vizituar një faqe për të cilën shpresoni që partneri juaj të mos e marrë vesh, veçmë jeni në telashe. Jini të sinqertë dhe transparentë me njëri-tjetrin. Telefonët përdorini si vegla për t’ju lidhur, jo për t’ju larguar më shumë nga partneri.

    1. Ndarja e gjithçkaje në “e tij” dhe “e saj”

    Kur një burrë dhe një grua kanë llogari të ndara bankare, hobi të ndara, miq të ndarë, dhe ëndrra të ndara, ata rre-zikojnë të krijojnë jetë krejtësisht të ndara. Martesa ka të bëjë me bashkim, divorci ka të bëjë me ndarje. Sa më shumë që mund të ndani sëbashku, aq më e fortë do të jetë martesa juaj.

    1. Anashkalimi i martesës përderisa rrisni fëmijë

    Kam parë shumë martesa të prishen, për arsye se dy njerëz qëllim-mirë kanë vënë shumë fokus në fëmijët e tyre sa që kanë harruar të vazhdojnë të investojnë në martesën e tyre. Disa çifte e kthejnë marrëdhënien e tyre në partneritet në rritjen e fëmijëve, dhe kur më në fund fëmijët rriten, ata zbulojnë që kanë krijuar një fole të zbrazët dhe një martesë të zbrazët. Jepjuani fëmijve tuaj dhuratën e të parit prindërit e tyre në një martesë të dashur e të lumtur. Modelojeni këtë lloj martese që do t’i emocionojë fëmijët tuaj në lidhje me martesat e tyre një ditë.

    4. Zbehja e përkushtimit

    Disa çifte kanë, çfarë unë e quaj, martesë si kompanitë e televizionit kabllovik. A e keni parë se si këto kompani jua servojnë ofertat dhe shërbimet më të mira në fillim të marrëdhënies, por sapo të përfundojnë periudha fillestare, ju japin sa më pak të jetë e mundur për t’ju mbajtur akoma si klient? Disa çifte të martuara kanë qenë shumë të mirë në dhënien për njëri-tjetrin në fillim të marrëdhënies, por me kalimin e kohës, ata nisin t’i japin partnerit më pak e më pak. Përpiquni çdoherë t’i jepni më të mirën bashkëshortit juaj. Thellojeni dashurinë tuaj, respektin dhe miqësinë gjatë gjithë kohës në martesë.

    1. Mbajtja e inatit 

    Nëse jeni e martuar për më gjatë se 15 minuta, ka shumë gjasa që bashkëshorti të ketë bërë diçka që nuk ju ka pëlqyer, ose ju të keni bërë diçka që nuk i ka pëlqyer atij. Kur fjalët ose veprat tona bëjnë dëm, duhet të jemi të shpejtë në pranimin e fajit dhe kërkimin e faljes. Kur bashkëshorti ka gabuar, duhet të ofrojmë falje në mënyrë që besimi të ndërtohet dhe të mos ketë vend që hidhërimi të lëshojë rrënjë. Mos i përdorni lëndimet nga e kaluara si ar-më në diskutime. Kini mëshirë dhe mirësjellje ndaj njëri-tjetrit. Asnjë martesë nuk mundet të mbijetojë pa këtë.

    1. Besimi në “ndjenjat” më shumë se në premtimin që ke bërë

    Do të ketë ditë kur nuk të “pëlqen” të jesh e martuar, por ndjenjat janë të brishta dhe asnjëherë nuk mund të jenë këshilluesi ynë primar në vendime serioze. “Ndjenjat” shpesh i çojnë njerëzit në tradhëti martesore. Çiftet më të shëndosha kanë zbuluar që dashuria është premtim dhe përkushtim, jo vetëm një ndjenjë. Përkushtimi i tyre për njëri-tjetrin mbetet pavarësisht se çfarë mund të ndjejnë. Fuqia e këtij përkushtimi u lejon të kenë intimitet më të thellë, lidhje më të fortë dhe martesë më të lumtur.

    1. Marrja e vendimeve pa e konsultuar partnerin

    Krenaria jonë mund të na bindë shpesh që nuk kemi nevojë t’i japim llogari askujt dhe se duhet të mund të marrim vendime pa u konsultuar me askënd. Çiftet më të shëndosha kanë mësuar që secili vendim që marrin si individë do të ketë ndikim në partnerin e tyre, këshu që ata me respekt dhe mirëkuptim e konsultojnë njëri-tjetrin për çdo vendim.

    1. Përpjekja për ta ndryshuar njëri-tjetrin

      Kur përpiqeni ta “ndryshoni” bashkëshortin, të dy do të përfundoni të frustruar. Sikur edhe mund ta keni kuptuar, nuk mund ta ndryshoni njëri-tjetrin, mund vetëm ta duani. Pjesa e vetme e martesës të cilën keni fuqi ta ndryshoni është pjesa që e shihni në pasqyrë. Jini të gatshëm t’i ndryshoni përgjigjet ndaj sjelljes së bashkëshortit. Gjeni mënyra për t’i shërbryer njëri-tjetrit edhe atëherë kur keni dallime të perspektivës ose preferencës. Me shumë gjasë, kështu të dy do të “ndryshoni” për mirë gjatë procesit.

    2. Planifikimi i një strategjie për ikje

    Çiftet më të shëndosha e kanë hequr fjalën divorc nga fjalori i tyre. Kur e kër-cë-nojmë partnerin me divorc ose kur nisim të imagjinojmë një jetë me dikë tjetër, e shka-tërrojmë themelin e martesës sonë. Çiftet që ia dalin mbanë, nuk janë ata që nuk kanë pasur asnjë arsye për t’u divorcuar, janë ata që përkushtimin ndaj njëri-tjetrit e kanë pasur më të madh se dallimet e mangësitë.

    Nëse keni ardhë në përfundim se ju apo bashkëshorti keni vënë ndonjërën nga këto shprehi në martesën tuaj, duhet ta dini se nuk është vonë për të ndryshuar. Sëbashku mund t’ia dilni gjithmonë. Sa më shumë punoni sëbashku, aq më e fortë do të jetë martesa juaj./supergrate.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!