×
  • Extra
  • Lista

    Ato udhëheqin botën – këto janë 10 familjet më të pasura në planet

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 11:06

    Revista ekonomike “Bloomberg” ka bërë një renditje të 10 familjeve më të pasura në botë, të cilat qoftë veç e veç e qoftë së bashku, kanë shifra marramendëse.


    Në krye të kësaj liste renditet familja Walton, me një vlerë neto prej 151.5 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, “Walmart”. Sam dhe Bud Walton themeluan kompaninë në vitin 1962.

    Vendi i dytë në këtë listë i takon familjes Koch, vlera neto e të cilës është 98.7 miliardë dollarë. Vëllezërit Charles dhe David Koch zgjeruan kompaninë e rafinerisë së naftës të babait të tyre në konglomeratin “Koch Industries” pasi vëllezërit, Frederick dhe William, dështuan fillimisht në këtë biznes dhe u tërhoqën. Sot, “Koch Industries” gjeneron rreth 100 miliardë dollarë të ardhura në vit.

    Familja Mars është e treta në këtë renditje, vlera neto e të cilës është 89.7 miliardë dollarë. Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si “M&M”, “MilkyWay”, “Mars” e shumë të tjera.

    Vendi i katërt mbahet nga 3 familjet belge Van Damme, de Spoelberch dhe de Mevius, vlera neto e të cilave është 54 miliardë dollarë. Të ardhurat e këtyre familjeve vijnë nga kompania Anheuser-Busch InBev, të cilat janë rritur me 17 përqind vetëm në vitin 2017.

    Me një vlerë neto prej 49.2 miliardë dollarë, familja Dumas renditet në vendin e pestë. Dumas kontrollon shtëpinë e modës “Hermes Intrenacional” që nga viti 2013.

    Vendi i gjashtë në këtë renditje i takon familjes Wertheimer, vlera neto e të cilës është 45.6 miliardë dollarë. Vëllezërit Alain dhe Gerard Wertheimer kontrollojnë sot Chanel, që vetëm vitin e kaluar arriti 9.6 miliardë të ardhura.

    Familja nga India Ambani renditet në vendin e shtatë, vlera neto e të cilës është 43.3 miliardë dollarë. Kjo familje zotëron kompleksin më të madh të rafinerisë në botë, si dhe biznese në të gjithë Indinë.

    Familja gjermane Quandt renditet në vendin e tetë dhe konsiderohen si familja më e pasur në Gjermani, vlera neto e të cilës është 42.7 miliardë dollarë. Ata kanë gati 50 përqind të aksioneve të kompanisë BMW, gjithashtu kanë aksione edhe në kompanitë Logwin dhe Gemalto.

    Familja amerikane Cargill-MacMillan renditet në vendin e nëntë, vlera neto e të cilës është 42.3 miliardë dollarë. William W. Cargill themeloi gjigantin e agrobiznesit “Cargill Inc.” në 1865. Sot, 23 anëtarë të familjes Cargill-MacMillan zotërojnë 88% të kompanisë.

    Dhe vendi i dhjetë është për familjet Boehringer dhe von Baumbach, vlera neto e të cilave është 42.2 miliardë dollarë. Këto familje kontrollojnë kompaninë farmaceutike gjermane “Boehringer Ingelheim”. /tesheshi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!