×
  • Extra
  • Lista

    Fakte interesante që nuk i keni ditur për Titanikun

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 10:17

    Japonezët që mbijetuan gjatë përmbytjes, pas kthimit në atdhe u shpallën frikacak, sepse nuk vdiqën me nder së bashku me udhëtarët e tjerë.


    Ne të gjithë e kemi shikuar krijimtarinë filmike të regjisorit, James Cameron, në lidhje me fundosjen e anijes së famshme. Nëse ju mendoni se për shkak të këtij filmi, jeni bërë “ekspert” i Titanik-ut, shumë keni gabuar.

    Ka shumë fakte të mahnitshme në lidhje me anijen, të cilat Telegrafi do të mundohet t’iu paraqes më interesantet.

    1. Ushtrimi për evakuim emergjent në rast të një aksidenti, u desh të bëhej në ditën e aksidentit.

    2. A iu kujtohet skena nga filmi, kur muzikantët luajnë gjersa zhytet anija? E pra, kjo ka ndodhur me të vërtetë. Ata kanë luajtur deri sa anija u ‘gëlltit’ nga oqeani i akullt.

    3. Milton Hershey, themeluesi i fabrikës së famshme të çokollatës “Hershey”, kishte blerë një biletë të Titanikut, por në minutën e fundit, anuloi rezervimin për shkak të angazhimeve të shumta rreth biznesit.

    4. Japonezët që mbijetuan gjatë përmbytjes, pas kthimit në atdhe u shpallën frikacak, sepse nuk vdiqën me nder së bashku me udhëtarët e tjerë.

    5. Nga katër oxhaqet e njohura në Titanik, vetëm tri kanë punuar. I katërt ishte vetëm për dekor.

    6. Buxheti për filmin “Titanic” ishte më i lartë se buxheti i ndërtimit të anijes.

    7. Ajsbergu, i cili goditi Titanikun, “udhëtimin” e tij të fundit e kishte bërë rreth vitit 1000 Para Lindjes së Krishtit.

    8. Anija “California” ishte shumë afër Titanikut, ndërsa lehtësisht ka mundur t’i bartë gjithë pasagjerët e anijes së përmbytur, por për shkak të mjegullës së dendur dhe të dështimit në komunikim, kjo nuk ndodhi.

    9. Kryekuzhinieri i Titanikut i ka mbijetuar aksidentit në saje të një akulli, ku kaloi dy orë mbi të. Aq shumë ishte i dehur, sa që alkooli ia kishte ngrohur organet vitale.

    10. Titaniku është e vetmja anije që ngeci në një ajsberg.

    11. Asnjë varkë e shpëtimit nuk u mbush sa kishin kapacitete.

    12. Po që se vetëm 30 sekonda më parë do ta vërehej ajsbergu, tragjedia nuk do të kishte ndodhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!