Çfarë u bë, s’zhbëhet më, kështu që sytë katër për herën tjetër!
Specialistët shprehen se para se të vendosni tamponin nuk duhet vetëm të lani duart. E mira është t’i dezinfektoni ato me një solucion për dezinfektimin e lëkurës.
Mos i besoni legjendat urbane të cilat thonë se tamponi nuk duhet shtyrë. Nëse ai nuk vendoset mjaftueshëm thellë atëherë predispozita për të marrë baktere është më e madhe.
Mbajtja e tamponit është diçka shumë delikate. Nëse vendosni të mbani një tampon atëherë duhet ta ndërroni atë aq shpesh sa duhet. 4-5 herë në ditë është idealja.
Kjo është një “Jo” e madhe. Nëse ju kanë ikur përiodat nuk duhet të vazhdoni të mbani tampon as për siguri. Tamponët kanë tendencën për të thithur edhe sekrecionet tuaja vaginale, dhe kjo do të shkaktojë një thatësirë në vaginën tuaj.
Nëse kryeni nevojat personale është e domosdoshme të ndërroni tamponin. Pasi mbetjet e nevojave favorizojnë rritjen e baktereve.
Kjo nuk duhet të ndodhë kurrsesi. Tamponët duhet të jenë gjithmonë sterilë, ndaj nuk duhet të vendosni një tampon paketimi i të cilit është i dëmtuar.