Këto janë familjet më të pasura në botë

Familjet më të pasura të botës shtojnë pasurinë e tyre me dhjetëra mijëra dollarë çdo orë apo edhe çdo minutë që kalon. Por, cilat janë familjet më të pasura në botë?


Familja Walton që zotëron kompaninë gjigante amerikane “Walmart Inc.” grumbullon 4 milionë dollarë çdo orë, duke shtuar pasurinë e saj me shifra të mëdha. Kurse punëtorët në dyqanet e kësaj kompanie fitojnë vetëm 11 dollarë në orë, shkruan revista “Bloomberg”.

Pasurua e familjes Walton ishte 191 miliardë dollarë në muajin qershor dhe aktualisht është shtuar në 230 miliardë dollarë dhe sa vjen e po rritet.

Në listën e familjeve më të pasura në botë që ka publikuar “Bloomberg”, janë 25 të tilla që posedojnë pasuri në total prej 1.4 trilionë dollarë.

Kryesimi i listës vijon me familjen Mars që ka një pasuri prej 127 miliardë dollarë, familja Koch që përllogarit 125 miliardë dollarë pasuri.

Në listën e familjeve më të pasura në të gjithë botën është shtuar së fundmi edhe familja Mbretërore Saudite me 100 miliardë dollarë pasuri.

Në Evropë dhe në Azi numërohen gjithashtu shumë familje, pasuria e të cilave po shtohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Megjithatë, në listën e Bloombergut mungojnë shumë familje të tjera të cilat nuk janë përfshirë, pasi ka qenë e vështirë llogaritja sepse pasuria e tyre është e shpërndarë nëpër gjithë botën./Reporteri.net