Miliarderët që vetëm kanë kaluar kah fakulteti, por sot mbajnë në “pëllëmbë” botën

Në listën Forbes prej 400 miliarderëve – 63 prej tyre nuk kanë asgjë më shumë se një diplomë të shkollës së mesme, dhe shumica kanë krijuar vetë pasurinë e tyre.


Bill Gates dhe Mark Zuckerberg janë larguar nga Harvardi, David Gefen ka ndjekur vetëm tre semestra në kolegj, Ralph Loren, Ted Turner dhe Steve Jobs, gjithashtu kanë hequr dorë nga universiteti, transmeton Reporteri.net.

Miliarderët që kanë braktisur kolegjin me siguri e dinin shumë qartë se pse po e bënin këtë, ata mesatarisht kanë 9.4 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, miliarderët me doktoratë kanë një mesatare prej 3.2 miliardë dollarësh.

Në listën e Forbes, ka më shumë njerëz që kanë braktisur fakultetin sesa prej tyre me një titull akademik – 63 me 21.

Në SHBA, vetëm 2.5 milion njerëz kanë doktoraturë, ndërkohë dhjetëra miliona njerëz kanë hequr dorë nga fakulteti. Çka na mëson kjo?

Pra, qëllimi nuk është të heqësh dorë nga universiteti, por të mos heqësh dorë kurrë nga ambiciet tua. Njerëzit që janë bërë miliarderë pa diplomë janë të veçantë sepse kanë diçka që i shtyn të jenë të suksesshëm, e kjo është ambicia dhe puna e palodhshme.

Miliarderët pa një diplomë kolegji mund të klasifikohen në dy grupe. Grupi i parë u largua nga kolegji, sepse ata kishin një produkt apo plan biznesi të veçantë që donin të ndiqnin dhe t’i kushtoheshin, sepse ata besonin se do të kishte sukses. Ata e dinin qartë se çfarë donin dhe nuk dëshironin të merrnin një diplomë për ta bërë këtë. Këta janë njerëz të rinj që e dinin saktësisht se çfarë do të bënin kur të largoheshin nga kolegji – Mark Zakerberg dhe Bill Gates i përkasin kësaj kategorie, raporton Investor.me.

Grupi i dytë nuk e braktisi fakultetin për të krijuar një kompani dhe për ta zhvilluar menjëherë produktin. Rruga e tyre është e ngjashme, por ende e ndryshme. Pas disa vitesh punë të vështirë, ata vlerësuan mirë se kur ishte koha për rrezik dhe ata krijuan kompanitë e tyre. Dhe ia arritën. Njerëzit nga të dyja grupet kanë një vizion të qartë për të ardhmen, ata e dinë se çfarë duan të bëjnë dhe në çfarë drejtimi duhet të marrin, ata kanë kulturë të fortë pune dhe me të vërtetë duan të kenë sukses, duan të bëjnë gjëra të reja. /Reporteri.net