“Në Kosovë isha mbret”- fakte që nuk i keni ditur për Bernard Kouchner

I lindur më 1 nëntor 1939 në Avignon të Francës, ai është rritur si një nga humanistët më të dashur në botë. Kouchner u rrit në periferi të Parisit, ku babai i tij ishte mjek. Ndërsa u rrit dhe u arsimua, Kouchner u ndikua nga veprat e filozofit ekzistencialist Jean-Paul Sartre (1905-1980) dhe poetit Louis Aragon (1897-1982). Në vitin 1964, Kouchner u certifikua si gastroenterolog.


Si një gastroenterolog në Paris, ai ka shkruar nëntë libra dhe ka revolucionarizuar humanitarizmin në të gjithë botën, transmeton Reporteri.net.

Në vitin 1967, Biafra, një rajon në Nigerinë lindore, u nda nga Nigeria dhe shpalli pavarësinë e saj, gjë që shkaktoi një luftë civile në rajon. Me rreth 50 kolegë të tij mjekësor, Kouchner udhëtoi për në Biafra në verën e vitit 1968 ku, si pjesë e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, u përpoq të ofronte ndihmë mjekësore për popullatën që vuante. Ai e përshkroi përvojën e tij atje duke thënë: “Vrapova në Biafra, sepse isha shumë i ri për Guernicën, Auschwitzin, Oradourin dhe Setifin.” (Revista Time)

Kur Kouchner u kthye në Francë në fillim të vitit 1969, ai spekuloi mbi problemet e konfliktit dhe shprehu mosmarrëveshjet e tij me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe politikën e tij për të mos ndërhyrë në politikën e vendeve ndërluftuese.

Në fund të vitit 1970, Kouchner kujdesej për viktimat e një tërmeti në Peru dhe të mbijetuarit e masakrës së Shtatorit në Palestinë e në Jordani. Ai punoi në Nikaragua (tërmet) në vitin 1972, në Liban (luftë civile), në Vietnam (luftë) në 1975, dhe në Turqi (tërmet) në vitin 1976.

Related image

Rreth vitit 1988, Kouchner filloi të ishte më politik në të menduarit e tij sesa kishte qenë më parë. Ai ka shërbyer në disa pozita në Francë, si Ministri i Parë i Çështjeve Humanitare dhe më vonë si Ministër francez i Shëndetësisë dhe ka vazhduar të ushtrojë presion për të ndarë burime të mjaftueshme për problemet mjekësore të popullatave në nevojë në të gjithë botën. Prej aty, vazhdoi, duke u bërë anëtar i Parlamentit Evropian dhe Kryetar i Komitetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në vitin 1994.

Mbase operacioni më i famshëm që ai udhëhoqi në këtë periudhë ishte Operacioni Restore Hope në Somali, ku edhe ndihmoi në bartjen e thasëve të orizit për njerëzit, duke e kthyer këtë nga një ngjarje bamirësie në një ngjarje mediale.

Related image

Në korrik të vitit 1999, ai u bë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë. Në rast një Kouchner i ishte drejtuar një të dërguari të OKB-së për të drejtat e njeriut duke i thënë atij “ta mbyllë gojën”. I dërguari e quajti Kosovën një strehë për krimin e organizuar. Kouchner e hodhi poshtë këtë konstatim si të padrejtë dhe të turpshëm.

Ish-kryeadministratori i OKB-së, Bernard Kouchner, kishte bërë edhe një deklaratë tjetër bombastike, në kohën e pasluftës. Ai para mediave, ishte pyetur nga një gazetar serb se a ka bërë transplantim të organeve, UÇK-ja. I habitur me pyetjen, Kouchner, fillon të qeshë fort e me zë, duke iu drejtuar gazetarit me fjalët; “A jeni normal”?

Image result for bernard kouchner kosovo

Ndërkohë në një intervistë për mediat e Kosovës, gjatë vitit të kaluar Kouchner kishte thënë se në Kosovë nuk ishte kryeadministrator, por ishte mbret.

Kouchner ka marrë shumë çmime për punën e tij, duke përfshirë Çmimin Dag Hammarskjold (1979), Çmimin Louise Weiss të Parlamentit Europian (1979), Çmimin Athinai të Fondacionit Alexander Onassis (1981) dhe Prix Europe (1984).

Kouchner është njeri i jashtëzakonshëm, ai shkonte aty ku të tjerët nuk do të kishin shkuar. Ai ka shpëtuar jetë të panumërta, duke u bërë një figurë shumë popullore në mbarë botën. Kouchnner është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Nelson Mandela një herë i kishte përshpëritur në vesh duke i thënë “Faleminderit për ndërhyrje në çështje që nuk kanë lidhje me ju”./Reporteri.net