×
  • Extra
  • Lista

    Nëntë vendet e vetme në botë që nuk kanë McDonalds

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 12:53

    Në SHBA McDonalds mund të gjinden thuajse çdo 100km. Për shkak të kësaj mund të vie si surprizë që disa vende nuk kanë asnjë të vetme.


    Por është e vërtet, arsye të ndryshme që fillojnë nga kolapsi ekonomik deri te klima politike kanë rezultuar që këto vende të mos kenë markën e njohur botërore.

    Bermuda

    Deri ën vitin 1995, kishte vetëm një restorant të McDonalds në këtë ishull të Karaibeve. Tani nuk ka asnjë. Vendi ka ligje që ndalojnë dyqanet e ushqimeve të shpejta që vijnë nga jashtë që nga viti 1970. McDonalds gjithsesi arriti të hapë një filiale të vetën në vitin 1985. Por gjithsesi kompania vet e mbylli këtë degë të saj. Në vitin 1999 ajo përsëri u mundua që të hapej një pikë e re por kësaj here ligji e ndaloi këtë.

    Irani

    Në vitet e fundit marrëdhëniet mes këtij vendi të Lindjes së Mesme dhe SHBA’së kanë qenë të tensionuara. Nuk pritet të hapet një degë e re në të ardhmen e afërt.

    Maqedonia

    Vendi I vogël I Ballkanit ka pasur plot 7 restorante të McDonalds që gjindeshin kryesisht në Shkup. Në 2013 personi që drejtonte këto pika humbi licensën duke bërë që këto pika të mbylleshin.

    Jemeni

    Ekonomia e këtij vendi është shumë e dobët. Si dhe McDonalds nuk beson që hapja e restoranteve në këtë vend do ia vlente. Gjithashtu ka pasur kërcënime terroriste se nëse një pikë e tillë do hapej atëherë do rrezikohej nga sulmet

    Mali I Zi

    Në vitin 2003, McDonalds hapi një dyqan të vogël në këtë vend. Kjo ishte vetëm përkohësisht me shpresën që do zgjerohej me kalimin e kohës. Gjithsesi qeveria e vendit bashkëpunoi me bizneset e vendit dhe nuk lejuan hapjen e kompanisë së madhe në këtë vend.

    Korea e Veriut

    Vendi që drejtohet nga një rregjim totalitar është shumë armiqësor ndaj bizneseve amerikane. Gjithsesi disa nga paria e vendit kanë kontrabanduar shpesh produkte të kësaj kompania nga Korea e Jugut.

     Zimbabveja

    Në vitin 2000 McDonalds ishte afër që të hapte një pikë në këtë vend por nuk arriti pasi që vendi u kaplua nga kriza ekonomike.

    Bolivia

    Edhe pse McDonalds nuk është I ndaluar në këtë vend të Amerikës Latine, dyqani I fundit McDonalds u mbyll në vitin 2002. Sipas Daily Mail, kompania dështoi atje pasi që banorët e Bolivisë nuk deshën që të blejnë hamburger nga kompani të huaja. Presidenti i këtij vendi akuzoi kompaninë se nuk I interesonte mirëqenia e njerëzve por vetëm fitimet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!