×
  • Extra
  • Lista

    Nga mënyra e hedhjes tek ruajtja, 5 gabimet që nuk duhet të bëni me parfumin

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 16:47

    Të hedhësh parfumin është e lehtë. Por të mbash aromën të freskët dhe që të zgjasë kërkon pak më shumë aftësi dhe finesë. Për shembull, a e dini se aroma varet tërësisht nga mjedisi dhe kutia me të cilën ju e blini? Por fërkimin e kyçeve apo qafës kur hidhni parfumin pse e bëni? Shumë keq, thotë edhe fitues i çmimeve prestigjioze për parfumet Francis Kurkdjian.


    Më poshtë do të lexoni pesë gabime që nuk duhet të bëni kur bëhet fjalë nga blerja e deri tek ruajtja e parfumit.

    1- Mos fërko, thjesht spërkat

    Është një veprim që nuk shërben, përkundrazi sipas Kurkdjian bën që aroma të ndryshojë, kjo për shkak se fërkimi ngroh lëkurën ku është hedhur parfumi dhe më pas prodhohen enzima natyrore që ndryshojnë aromën. Kjo vlen kryesisht për parfumet që kanë bazë trëndafilin apo lule të tjera, aroma e të cilave humbet freskinë nëse kryejmë gjestin e fërkimit në kyçe apo në qafë. Thjesht hidhni parfumin dhe lerëni atë të bëjë punën e saj.

    2-Mjedisi

    Kur bëhet fjalë për ruajtjen, është njësoj si organizmat e gjallë. Parfumi është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. Kurkdijan thotë se parfumit nuk i pëlqen të shkojë nga i ftohti në të nxehtë pasi këto luhatje shkaktojnë reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyralë. Kjo e bën parfumin të zbehë aromën, madje të ndryshojë në një aromë të pakëndshme. Mos e lini parfumin në banjën që krijon avull kur bëni dush. Rrezet ultraviolet mund të ndryshojnë gjithashtu ngjyrën e një parfumi, pra as në diell mos e lini. Vendi më i mirë për të ruajtur aromën është kutia në të cilën e ke blerë, dhe ta lini në temperaturën e ambientit. Nëse doni të shkoni përtej, konsideroni ta trajtoni atë si një verë në bodrum. Mund ta fusni edhe në frigorifer.

    3-Parfumet e mira nuk vijnë asnjëherë në shishe shumë të mëdha

    Nëse blen një parfum me shishe të madhe, sa herë ta përdrni, pra kur e hapni lejon që oksigjeni, armiku natyror i parfumit të shkatërrojë ngadalë molekulat e aromës, duke ndryshuar tërësisht përbërjen e saj.Kurkdijan sugjeron shishe të vogla sepse ato mund të qëndrojnë të freskëta deri në tre muaj. Nëse vendoni të merrni një shishe të madhe, mund ta ndani atë në tre shishe dhe dy shishet e tjera t’i ruani në frigorifer.

    4-Sintetike nuk është fjalë që duhet të ndalojë blerjen e parfumit

    Njerëzit mund të duan gjithçka natyrale, por në botën e aromave nga parfumet ajo nuk ekziston. Kurkdjian thotë se aroma të tilla si zambaku apo myshku i bardhë, nuk mund të merren e të nxirren natyralisht, por duhet patjetër të rikrijohen me një përzierje të molekulave sintetike.

    Dhe ndërsa disa nga parfumierët më të mirë kanë përdorur një përzierje të molekulave natyrore dhe sintetike që nga fundi i shekullit të 19-të, në ditët e sotme krijimet kimike kontrollohen dhe testohen për sigurinë nga organizatat shëndetësore, duke përfshirë Institutin e Kërkimit për Materialet me Aromë në SHBA.

    5-Parfumi nuk zgjat më shumë në rrobe

    Krijohet ideja se parfumi që hidhet tek rrobat zgjat më shumë. Por nuk ndodh kështu. Parfumi nuk zgjat shumë as në lëkurë të thatë. Kurkdijan sugjeron të përdoret një locion trupi me aromën e parfumit ose një krem hidratues pa aromë para se të hidhet parfumi. Mund ta hedhësh nga larg edhe në flokë, por mos u mundoni të mbuloni aromën me rrobë sipër. Shënjestro zonat e ekspozuara në ajër, si qafa, kyçet apo bërrylat e brendshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!