Për çka gënjejnë zakonisht meshkujt

Nëse ata tregojnë gënjeshtra të bardha apo jo, të gjithë e kuptojnë të vërtetën. Ekspertët zbulojnë gjërat për të cilat meshkujt kanë më shumë gjasa të gënjejnë dhe pse.


Në bazë të asaj se si ata ndihen apo duan të jenë në realitet janë disa gënjeshtra që shpesh i përdorin për të dalur nga situata të ndryshme, më të zakonshmet janë:

Gjatësia

Një studim zbuloi se meshkujt prireshin të gënjejnë për gjatësinë e tyre, duke thënë se ata ishin më të gjatë seç ishin në të vërtetë.

Ndjenjat e tyre

Disa ekspertë thonë se burrat mund të kenë një marrëdhënie veçanërisht të komplikuar me cënueshmërinë për shkak të theksit kulturor në “fuqinë” e meshkujve. Edhe kur janë keq, thonë që janë mirë.

Performanca seksuale

Meshkujt nuk do ta pranojnë kurrë që ndoshta nuk janë dhe aq të mirë në shtrat.

Gabimet e tyre

Burrat janë shpesh të shqetësuar për humbjen e respektit rreth tyre. Ata duan që ju t’i pëlqeni, të impresionoheni dhe t’i vlerësoni ata. Dhe ata janë të shqetësuar se e vërteta mund t’ju çojë në refuzimin e tyre.

Fantazitë e tyre

Ata nuk do t’i pranojnë kurrë mendimet dhe dëshirat e fshehta në lidhje me partneren e tyre.

Gjendja mendore

Një arsye tjetër se pse mund të jetë e vështirë për njerëzit që të njohin ose pranojnë se kanë depresion është se simptomat e tyre mund të jenë ndryshe nga ç’pritej.

Lidhjet e kaluara

Ata kurrë nuk duan të flasin për eksperiencat e mëparshme sepse kanë frikë se do të ndikojë për keq në atë aktuale.

Zemërimi

Burrat kanë frikë se nuk kanë ‘të drejtë’ të jenë të zemëruar për gjëra të caktuara. Ose se zemërimi i tyre është problemi i tyre dhe ata nuk duan të shqetësojnë partnerin e tyre me të. Ata e tregojnë këtë gënjeshtër, sepse kanë frikë nga gjykimi, se do të ndodhë një konflikt.

Fakti që kanë nevojë për ty

Zakonisht nuk e pranojnë sepse u duket sikur dalin nga natyra e të “fortit”.

Të ardhurat

Meshkujt gjithmonë do “t’i ekzagjerojnë” ato, për të krijuar një përshtypje ndryshe.