×
  • Extra
  • Lista

    Presidentët që kurrë nuk përfunduan shkollën

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 13:27

    Suksesi jo gjithmonë kërkon të kesh të përfunduar arsimimin më të lartë formal. Nëse keni zell dhe vullnet që të punoni, mund ta arrini këtë edhe pa asnjë lloj edukimi formal.


    Rporteri.net ju sjell një listë të presidentëve që kanë thyer mitin se suksesi gjithmonë kërkon edukim formal.

    George Washington 

    Ai është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por asnjëherë nuk e kishte përfunduar shkollimin për shkak të vdekjes së babait të tij.

    Image result for George Washington

    Jacob Zuma

    Zuma, i cili kurrë nuk ka shkuar në shkollë, u bë President i Afrikës së Jugut në vitin 2009. Ai ishte gjithashtu Zëvendëskryetar i Afrikës së Jugut nga viti 1999 deri në vitin 2005.

    Related image

    Abraham Lincoln

     Ai nuk kishte arsimim formal, por u bë një president i suksesshëm i Amerikës i cili udhëhoqi kombin në fazën e tij më të errët. Ai ishte gjithashtu një avokat shumë i suksesshëm.

    Image result for abraham lincoln

    Omar al-Bashir

    Ai kurrë nuk shkoi në kolegj por u bë President i Sudanit në vitin 1989 kur ishte një brigadier në Ushtrinë Sudaneze.

    Image result for Omar al-Bashir

    Abdelaziz Bouteflika

    Presidenti i Algjerisë ka studiuar në shumë shkolla, por nuk ka përfunduar arsimin e tij formal. Ai mban postin e Presidentit që nga viti 1999. /Reporteri.net

    Image result for abdelaziz bouteflika

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!