×
  • Extra
  • Lista

    Takimi i parë me prindërit e tij/saj: 5 pyetje për të thyer akullin

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 12:27

    Pranojeni: Sado të aftë të jeni për të menaxhuar emocionet dhe për t’u përshtatur menjëherë me të tjerët, takimi i parë me prindërit e partnerit/es është gjithmonë i sikletshëm. Pasi përfundojnë përshëndetjet dhe fjalitë tipike të një takimi të parë me njerëz të panjohur, mund të përballeni me sikletin e temës së diskutimit. Çfarë të pyesni? Ja disa ide të këndshme.


    1. Si ishte [emri i partnerit/es] kur ishte fëmijë?

    Nëse ekziston një temë e sigurt për të vazhduar bisedën, është të pyesni prindërit e partnerit/es rreth fëmijërisë. Ndoshta do të mësoni diçka të ëmbël. Ose akoma më mirë, prindërit e tij/saj mund të tregojnë disa histori qesharake që do ta bëjnë më të këndshëm takimin.

    2. [Emri i partnerit/es] më tha që ju pëlqen [përmend diçka që e keni të përbashkët]. Edhe unë njësoj. Si nisi për ju?

    Bisedoni paraprakisht me partnerin/en para se të takoni prindërit dhe përpiquni të zbuloni ndonjë detaj të përbashkët. Të gjithë ndihen rehat kur flasin për një temë që e njohin ose për një përvojë të përbashkët.

    3. [Emri i partnerit/es] më tha [përmend një fakt]. Është e vërtetë?

    Gjeni disa detaje interesante për prindërit e tij/saj. Do të ishte mirë të përmendnit diçka që ata me gjasë ndihen krenarë. Do të ndihen mirë dhe kjo tregon se keni interes ndaj tyre.

    4. Si u njohët?

    Kush nuk gëzohet me një histori dashurie? Është e natyrshme t’i pyesni për lidhjen e tyre. Nostalgjia është një mënyrë e përsosur për t’u lidhur më shumë me të tjerët.

    5. A ju pëlqen të udhëtoni shpesh?

    Udhëtimet janë një tjetër temë e pëlqyeshme. Në një diskutim të tillë përmenden edhe histori të së kaluarës apo vendet e preferuara. Mund të pyesni edhe për sugjerime vendesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!