×
  • Extra
  • Lista

    Të bukura, por vdekjeprurëse: Katër lulet helmuese që vrasin me një fletë

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 13:13

    Edhe pse janë shumë të bukura, disa bimë janë aq toksike sa që mund të helmojnë njeriun me vetëm një fletë.


    Kjo është lista e bimëve zbukuruese më toksike, të cilat gjenden pothuajse në çdo kopsht:

    1. Narcisi

    Të gjitha pjesët e lules së bardhë shumë të bukur me kurorë të verdhë brenda janë toksike, aq më parë qepujka e cila ngjason me kokën e qepës.

    Përtypja e qepujkës së narcisit mund të shkaktojë të vjella, ngërçe në stomak, por edhe konvulsion dhe aritmi zemre. Aroma e tij në hapësira të mbyllura mund të shkaktojë dhembje koke dhe krupë, transmeton Telegrafi.

    2. Xhërrokulli ose kaçeja

    Shafrani vjeshtor përmban bashkime të cilat janë shumë toksike. Është jashtëzakonisht toksike nëse hahet, i merret erë apo absorbohet në çfarëdo mënyre.

    Simptomat janë të ngjashme me helmimin me arsen, ekspozimi akut ndihet nga dy deri në 24 orë dhe përfshin temperaturën, vjelljen, diarrenë, dhembjen në abdomen dhe dështim të shumëfishtë të organeve (nëse nuk mjekohet me kohë).

    3. Luletokëza

    Kjo lule e gjatë me një sërë zilesh të vogla ngjyrash të ndryshme është shumë dekorative në çdo kopsht.

    Digitalis purpurea përmban glikozid, digjitoksinë e cila ndikon në zemër. Nëse hahet, shkakton puls të ulët, krupë, të vjella dhe aritmi zemre të cilat çojnë deri në sulm në zemër.

    4. Lule Shën Gjergji

    Lulet bardha të vogla me aromë athët mund të jetë jashtëzakonisht toksike dhe fatale. Kjo lule është jashtëzakonisht toksike.

    Deri tani janë identifikuar 38 substanca të ndryshme në këtë lule dhe ngrënia e vetëm një sasie të vogël mund të shkaktojë dhembje në stomak, ulje të numrit të rrahjeve të zemrës, skuqje të lëkurës dhe shikim të mjegulluar. Posaçërisht është toksike për fëmijë të vegjël

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!