×
  • Extra
  • Lista

    Të bukura, të mençura, të suksesshme: Myslimanet e rritura në “botën e burrave” që kanë inspiruar të gjithë

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:18

    Ato kanë mahnitur botën me stilin, pamjen dhe pozicionet aktive në shoqëri. 


    Këto janë udhëheqëset e Lindjes së Mesme, të rritura në botën e burrave që konsideron simbol i bukurisë, mençurisë dhe suksesit.

    Reporteri.net ju sjell një listë të disa prej tyre:

    1. Rania Al-Abdullah

    Related image

    Ajo është mbretëresha e Jordanit, gruaja e mbretit Abdullah II dhe nëna e trashëgimtarit të fronit, djali i tyre Hussein. Rania është një përdoruese aktive e rrjetit social Instagram dhe lufton rregullisht për rritjen e të drejtave të grave në Lindjen e Mesme. Ajo  favorizon zëvendësimin e veshjeve tradicionale me një stil modern dhe praktik. Mbretëresha i parapëlqen veshjet e dizajnerëve të njohur si Giorgio Armani dhe shpesh fotografohet për faqet e revistave të modës.

    2. Ameera Al-Taweel

    Ameera Al-Taweel | Author: Screenshot Youtube

    Kjo princeshë saudite flet hapur dhe avokon për reformat në vendin e saj dhe është shembulli më i mirë se si secila grua mund të ndjekë ëndrrat e saj.

    Ameer ka studiuar në Shtetet e Bashkuara,  është e divorcuar, filantrope e madhe dhe në krye të shumë organizatave humanitare.

    3. Deena Abdulaziz al Saud

    Related image

    Princesha më elegante në botën islame që zotëron dyqanet e saj të modës në Katar dhe Arabinë Saudite është Deena Abdulaziz al Saud. Në vitin 2017, ajo punoi shkurtimisht si kryeredaktorja e Vogue arabe, dhe përveç modës, ajo iu dedikua familjes së saj dhe edukimit të tre fëmijëve.

    4. Moza bint Nasser

    Related image

    Ajo është gruaja e dytë e ish emirit të  Katarit dhe nëna e sundimtarit të ri të atij vendi. Përveç kësaj, ajo është në krye të Shoqatës për Arsim, Shkencë dhe Zhvillim Social dhe Ambasadore e UNESCO-s. Ajo po ashtu lufton për lirinë e fjalës dhe të mediave.
    5.Haya bint Hussein
    Haya bint Hussein | Author: Press Association/PIXSELLMotra e Mbretit aktual të Jordanisë është gjithashtu gruaja e Sheikh Muhammed bin Rashid Al Maktoum, sundimtar i Dubait. Ajo ka studiuar në Oksford dhe është e angazhuar në punë humanitare, për UNESKO-n është Ambasadore e Paqes.
    6. Dana Al Khalifa
    Image result for Dana Al KhalifaKjo princeshë është e obsesionuar me modën. Ajo shkruan për një blog shumë të njohur të quajtur The Overdressed, dhe  është gjithashtu yll i vërtetë në Instagram. Ajo frymëzon shumë vajza në mbarë botën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!