×
  • Extra
  • Lista

    Tradhtarët më të famshëm të historisë

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 15:34

    Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky.


    Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese.

    Më poshtë, njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë.

    Pablo Picasso – Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së tij

    John F. Kennedy – Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.

    Frida Kahlo – Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.

    Albert Einstein – Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.

    Fernand Katoliku – Tradhtoi gruan me kushërirën e tij të parë, përveçse me gra të tjera.

    Bill Clinton – Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës

    Hugh Grant – Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në makinën e tij me një prostitutë

    Princi Charles – Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.

    Woody Allen – Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar

    Izabela II e Spanjës – Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!