×
  • Extra
  • Lista

    Tri mënyra të thjeshta për të zgjidhur problemet e zakonshme hidraulike pa thirrur një profesionist

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 10:23

    Ndodh shpesh që të kemi probleme për të cilat zgjidhjen e gjejmë duke kërkuar ndihmën e një hidrauliku.


    Riparimi mund t’ju kushtoj, ndaj para se të telefononi një profesionist, provoni këto rregullime të lehta dhe të lira që do të zgjidhin problemet e zakonshme të hidraulikës për shumë më pak shpenzime – nuk kërkohet ndonjë aftësi e veçantë!

    Pastroni tubat e kuzhinës me ujë të nxehtë

    Tubat e kuzhinës shpesh bllokohen kur yndyrat e lëngshme nga enët e pista dhe tiganë zbresin në kullues, pastaj ngurtësohen brenda tubave, zbulon Melanie Musson. Për të pastruar tubat me lehtësi, derdhni ujë të nxehtë poshtë lavamanit tuaj të kuzhinës. “Uji i nxehtë shkrin dhjamin dhe yndyrën, duke ndihmuar në zhvendosjen e gungave në tub përpara se të ndërtohet dhe të shkaktojë bllokim hidraulik”. “Shpëlani” tubat tuaj në këtë mënyrë rreth një herë në javë, dhe mund të mos keni kurrë më probleme me lavamanin e kuzhinës!

    Rritni presionin e ujit me pak uthull

    Rrjedha e dushit është ngadalësuar? Koka juaj e dushit ka të ngjarë të jetë e bllokuar me minerale, thotë Gladys K. Connelly. “Thjesht kapni një qese, mbusheni me uthull të bardhë, përdorni shirita gome për ta lidhur rreth kokës së dushit, dhe lëreni brenda natës”. Acidi acetik i uthullës do të shkatërrojë mineralet për të kthyer presionin e ujit në normale.

    Zhbllokoni tualetet shpejt me pak shmapo

    Herën tjetër që tualeti juaj është bllokuar me letër higjienike, thjesht kapni lëngun për larjen e enëve, thotë eksperti i mirëmbajtjes së banjës, Aleksandar Pecev. Hidhni 1⁄2 filxhan shampo enësh në guacën e tualetit, pastaj ngadalë shtoni një kovë me ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë për dhjetë deri në 20 minuta. “Kjo ndihmon detergjentin të lubrifikojë tubat, duke e bërë bllokimin më të lehtë për t’u zhvendosur”. Pasi niveli i ujit në tualet të jetë ulur, hidhni më shumë ujë të nxehtë dhe lëshoni ujin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!