×
  • Extra
  • Lista

    Ushqimet më të mira për të mbajtur tensionin nën kontroll

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 17:29

    Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor.


    Ky i fundit përbëhet nga fruta dhe perime, drithëra të plota, peshk, shpendë, legume, arrorë dhe produkte bulmeti me pak yndyrë.

    Barishtet

    Sipas të dhënave konsumi i kripës rrit etjen dhe bashkë me të edhe tensionin e gjakut. Hani më shumë barishte si spinaq, brokoli apo lakra për të marrë më shumë kalium. Ky mineral largon kripën e tepërt nga organizmi dhe qetëson enët e gjakut.

    Frutat e pyllit

    Frutat e pyllit janë të pasura me përbërës natyralë që lehtësojnë punën e enëve të gjakut. Këto përbërës i zgjerojnë ato dhe qarkullimi i gjakut është më i lehtë.

    Kosi

    Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalcium për organizmin. Ai qetëson enët e gjakut dhe i qetëson ato kur nevojitet.

    Peshku

    Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3, sipas informacioneve. Këto acide përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin tensionin e gjakut.

    Farat

    Farat e linit, të kungullit apo lulediellit mund të përfshihen në sallata, kos apo tërshërë. Ato janë shumë të mira për tensionin e gjakut sepse përmbajnë magnez.

    Tërshëra

    Ky drithë është i pasur me fibër që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Për më tepër, tërshëra rekomandohet edhe kundër mbipeshës.

    Panxhari

    Pirja e dy gotave me lëng panxhari dhe molle e ul tensionin sistolik të gjakut në pak orë. Panxhari dhe gjethet e tij janë shumë të pasur me kalium, një mineral i dobishëm për zemrën. Rekomandohet ta përfshini në sallata të ndryshme.

    Hudhra

    Përbërësit natyralë të hudhrës zgjerojnë enët e gjakut dhe e ndihmojnë zemrën të kryejë detyrën e saj. Hudhra është shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut.

    Fistikët

    Këto arrorë janë plot me yndyra të shëndetshme që i bëjnë mirë zemrës. Fistikët janë shumë efikase në uljen e tensionit të gjakut.

    Shega

    Lëngu i shegës është i pasur me fibër dhe shumë minerale që mbajnë nën fre tensionin e gjakut. Ky frut i bën shumë mirë zemrës por edhe sistemit tretës.

    Vaji i ullirit

    Ky vaj është plot e për plot me antioksidantë që ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut. Përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit është një zgjedhje e mençur në dobi të shëndetit.

    Legumet

    Qiqrat, thjerrëzat, fasulet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Për më tepër, ato janë të pasura me fibër dhe shmangin sëmundjet koronare.

    Çokollata e zezë

    Çokollata e zezë përmban antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut. Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e gjakut.

    Masa shtesë kundër tensionit të gjakut

    Përpos regjimit të shëndetshëm, njeriu duhet të humbasë në peshë, të kryejë aktivitet fizik dhe të marrë medikamentet që rekomandohen nga mjeku./AgroWeb /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!