Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Ministri i Haradinajt bëhet fotograf në Bullgari

Publikuar

më:

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shkuar në Bullgari në një Samit të Bankës Botërore, ku po marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian.

Lluka, i cili vjen nga Aleanca Kosova e Re, është zënë në një moment interesant në këtë takim, ku po ashtu janë pjesëmarrës edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, transmeton gazetametro.net.

Ognian Zlatev, Shef i Misionit të Bullgarisë në BE, ka postuar në profilin e tij në Twitter katër fotografi nga ky event, në njërën prej të cilave shihet Ministri Lluka, parapa shpinës së liderëve kosovarë, duke fotografuar pjesëmarrësit, ose duke bërë selfie.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]