Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Motrës së nderit i vidhen 10 mijë euro brenda kishës

Publikuar

më:

Mëngjesin e të martës në Novosellë të komunës së Gjakovës, është vjedhur shtëpia e motrave të nderit të kishës së këtij fshati.


Një person i panjohur, është futur në këtë shtëpi dhe ka marrë 10 mijë euro, para të cilat i përkisnin njërës prej motrave të nderit që shërbejnë në kishën “Shën Rroku”.

T7 ka vizituar edhe këtë kishë, ku motrat nuk kanë dashur të flasin para kamerave, duke mos i lënë banorët e fshatit të flasin.

Ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, thuhet se ky rast është i ndjeshëm. Mirëpo, policia ka arritur që të identifikojë personin të cilin murgesha ia kishte mbajtur mend targat e veturave.

Gjokaj ka thënë se shuma e vjedhur është e konsiderueshme, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk ka dhënë më shumë detaje .

Por shumën e vjedhur e konfirmoi vetë prifti i kësaj kishe, Don Lushi .

Ai i kontaktuar nga Televizioni 7 ka thënë se janë vjedhur 10 mijë euro.

E paratë sipas priftit nuk janë të kishës por të njërës nga motrat e nderit që jeton aty.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]