Reporteri.net në rrjetet sociale

Uncategorized

Vjen në Kosovë Nënkryetari i Parlamentit Evropian Kosova, flet për liberalizimin e vizave

Publikuar

më:

Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, ka thënë se nuk mund të japë asnjë datë konkrete, apo të tregojë se a do të bëhet shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.


Megjithatë, ai shtoi se kosovarët nuk duhet drejtuar gishtin kah asnjë shtet anëtar i BE-së duke ua hedhur fajin, sepse në ndonjë rrethanë të caktuar, lypen votat edhe të këtyre shteteve, përcjell gazetametro.net.
Andaj, sipas tij, nuk është mirë që të flitet kundër asnjë shteti të Bashkimit Evropian.

Wieland këto komente i dha sot në Drenas ku edhe u shpall qytetar nderi i kësaj komune.

Sot kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz lladrovci e shpalli Wieland “Qytetar Nderi”.

Në ceremoninë e shpalljes qytetar nderi të Wielamdit ishte edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Shpallja qytetar nderi i Komunës së Drenasit, sot nuk e nderon vetëm zotin Rainer Wieland, por na nderon gjithë neve si Kosovë. Kosovarët kanë respekt të madh për popullin gjerman dhe përveç kësaj ne jemi europianë”, tha Kryeministri Ramush Haradinaj.

.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]