Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Për zbukurimin e ambienteve të punës, Qeveria blen 30 mijë euro lule

Publikuar

më:

Brenda dhe rreth objekteve të Qeverisë së Kosovës do të mbillen kaktuse e pallma.


Edhe lule fiku ka porositur Ministria e Administratës Publike për ti zbukuruar ambientet e punës së ekzekutivit të vendit të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, shkruan Infokusi.

Të gjitha lulet duhet të jenë të gjalla dhe do ti kushtojnë buxhetit të shtetit hiq më pak se 30 mijë euro.

Kështu parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Në baze të njoftimit të publikuar kompanitë kanë kohë të aplikojnë deri në fund të muajit mars, ndërsa furnizimi duhet të bëhet për 3 vite./reporteri.net

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]