Reporteri.net në rrjetet sociale

Uncategorized

Piraminda e lluksit: Sa shpenzon qeveria Haradinaj për paga, dreka e mëdije?

Publikuar

më:

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar një piramidë me shpenzimet e Qeverisë Hardinaj.


Në një aksion simbolik aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur në oborrin e ndërtesës së qeverisë një piramidë ku kanë treguar se sa i kushton buxhetit Qeveria Haradinaj.

Egzon Haliti, duke folur pas vendosjes së piramidës, tha se pagat e qeverisë kushtojnë mbi katër milionë euro në vit.

“Qeveria Haradinaj ia merr buxhetit të shtetit 4 milionë e 74 mijë e 156 euro. Kabineti qeveritar është më i madhi në Europë. Qeveri me mendësi të tillë luksoze, normalisht që nuk mund të mendojë për mirëqenjen e qytetarëve”, tha Haliti.

Ai tregoi më pas se 17 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë me më pak se dy euro në ditë, ndërsa deklaroi se sipas Agjencisë së Statistikave papunësia po rritet.

Në faqen ballore të piramidës shkruan “Piramida e Qeverisë së Luksit në Vendin me të Varfër në Europë”.

Në anët tjera të saj janë vendosur totali i pagave të kabinetit, qeveritar, numri i ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve dhe asistentëve dhe shpenzimet e tyre në dreka e darka, udhëtime jashtë vendit, etj.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]