Reporteri.net në rrjetet sociale

Lajme

Po kthehet bora dhe acari |TABELA ME TEMPERATURA

Publikuar

më:

Fusha ciklonike nga Atlantiku dhe masa të ftohta ajrore, nga acari polar që ka depërtuar mbi kontinentin europian, do të shtrihen edhe mbi Kosovë, që do të sjellin kushte për mot më të ftohtë, në fillim të javës me shi, e nga dita e martë dhe mërkurë priten edhe reshje bore.


Kështu parashikon faqja Prishtina Weather, e cila njofton se kohë pas kohe do të ketë edhe reshje të cilat do të jenë intensive, përcjell reporteri.net.

Të hënën do të jetë kryesisht i vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Në mbrëmje, në vise malore mbi 1000m, priten edhe reshje bore.

Të martën mot kryesisht me vransira. Herët në mëngjes reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë. Gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

Të mërkurën mot i vranët dhe i ftohtë. Të mërkurën, me borë, e gjatë ditës përzierje edhe me shi. Të enjten mot i ftohtë dhe me borë. Kohëpaskohe këtyre dy ditëve reshjet do të jenë më intenzive.

Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të zbresin nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C deri në -4C, e maksimalet nga 10C deri në 0C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe verilindja 2-12m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale, por që kryesisht do të mbetet nën këto vlera.

Depërtimi i fushave ciklonike mbi rajon, do të sjellin qarkullim të mjaftueshëm ajror, dhe gjatë këtyre ditëve vlerat e AQI do të luhaten kryesisht brenda vlerave të mira dhe mesatare. /reporteri.net

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]