Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Policia arreston nënën e 4 vjeçares që vdiq nga zjarri në Prishtinë

Publikuar

më:

Policia e Kosovës, e ka ndaluar për 48 orë nënën e fëmijës që vdiq në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Dyshohet se vajza 4 vjeçare ishte vetëm në banesë.


“Me date 07.04.2018, rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në lagjen Ulpianë rruga “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë, në një banesë, një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësiti policor ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion dhe aty është gjetur fëmiu (gjinia femërore, viti i lindjes 2014), i cili në gjendje të rëndë shëndetësore me ndihmë të shpejtë është pëcjellë për në QKUK”, thotë ai.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se ishte duke u djegur një banesë ku dyshohet se kanë banuar viktima me nënën e saj shtetase e Shqipërisë ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990).

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin, përderisa nga stafi mjekësor rreth orës 07:43, është pranuar informacioni se fatkeqësisht fëmiju nuk ka mund të mbijetojë”, thotë tutje.

Policia e Kosovës me autoritete kompetente po heton rrethanat dhe shkaqet se si ka ndodhur ky incident tragjik dhe sipas vendimit të prokurorit kujdestar i cili po ashtu ka dal ne vendngjarje ndaj të dyshuarës femër shtetase e Shqipërisë është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Dyshohet që ajo ( e dyshuara femër E.A. viti i lindjes 1990) nuk ka qenë aty kur banesa është djegur dhe viktima (fëmija) ka qenë i vetëm gjatë incidentit, raporton Express.

Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar për obduksion, përderisa hetimet nga njësitet kompetente janë në proces nën dyshimin se është kryer vepër penale “shkelje të detyrimeve familjare”.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]