Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Prifti që iku në Kosovë shpallet fajtor për abuzim me fëmijë

Publikuar

më:

Një ish kryemurg që iku në Kosovë për t’iu shmangur drejtësisë është dënuar për abuzimin e dhjetë djemve në një shkollë të udhëhequr nga katolikët në Londdër gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta.

Andreë Soper, 74 vjeçar, dikur i njohur si At Laurence Soper, u gjet fajtor në 19 akuza për përdhunim dhe në një gjykim të gjatë në Old Bailey.Soper abuzoi seksualisht me fëmijët përderisai shte në krye të disiplinës në shkolën St. Benedict në Ealing të Londrës Perëndimore.

Ai i sulmonte ata pasi që i bënte t’i nënshtroheshin dënimeve trupore duke përdorur një bastun.Viktima e parë e kishte kontaktuar policinë më 2004 pasi Soper e la rolin e tij si kryemurg në Ealing Abbey, dhe u shpërngul në selinë e Benedictine-s në Romë.Soper më pas ishte marrë në pyetje në stacionin policor të Heathroë më 2010, dhe më pas kishte ikur në Kosovë përderisa ishte në liri me kusht.Ai ishte arrestuar në aeroportin e Lutonit në gusht të vitit 2016, pasi ishte dëbuar nga autoritetet kosovare, dhe ishte kthyer në Britaninë e Madhe.

 

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]