Reporteri.net në rrjetet sociale

Rajon / Botë

Restoranti në Serbi që u shërben vetëm njerëzve që vijnë nga ato vende që s’e njohin Kosovën

Publikuar

më:

‘Pavle Korcagin’ është një restorant i vendosur në qendër të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Ky restorant shërben ushqime tradicionale serbe, por edhe të kuhinave të shteteve botërore si: Spanja, Angola, Iraku apo Maroku.

Por, restoranti Pavle Korcagin ka vetëm një rregull: të shërbejë ushqim vetëm për njerëzit që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Në një intervistë për mediumin Vice News, pronari i këtij restoranti, Vojin Çuçiq thotë se restorantin e ka të trashëguar nga babi i tij, i cili, kishte qenë një ashurues i Republikës Federale të Ish-Jugosllavisë, shkruan Insajderi.

Çuçiq deklaron se të gjithë njerëzit në Serbi e mbështesin idenë e tyre, dhe se nuk kanë asgjë kundër restorantit.

“Unë nuk e imagjinoj dot dikë që jeton në Serbi dhe ka diçka kundër restorantit tonë. Përveç disa organizatave joqeveritare, njerëzit janë mbështetës ndaj nesh – e kemi gjithmonë të mbushur lokalin”, thotë Çuçiq

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]