Reporteri.net në rrjetet sociale

Tech

Ripple lajmëron partneritetin me Moneygram, çmimi i kriptovalutës në rritje të madhe

Publikuar

më:

Ripple, një kriptovalutë që po synon të rivalizojë Bitcoin, ka arritur një rritje enorme të çmimit në orën e fundit.
Kjo pasi, së fundi, Ripple ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Moneygram për të testuar sistemin e Ripple në mënyrë që të ulen kostot e transfereve dhe të realizohen më shpejtë, shkruan Gazeta Express.

Pas një rënie të madhe në çmim të pësuar nga Ripple në ditët e fundit, pak kohë pasi që kishte arritur çmimin më të madh në histori – 3.65$, kjo kriptomonedhë tanimë po i rikthehet stabilizimit të çmimit.

Ripple ka nisur si projekt që synon të punojë me bankat botërore, në mënyrë që të sigurojë transfere më të shpejta dhe të lira të parave, për dallim nga sistemi SWIFT.

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]