Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

Serbia në UNESCO mbetet pa ‘heroin’ që e pengoi Kosovën në antarësim

Publikuar

më:

Serbia vazhdimisht është aktive në lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare e një gjë të tillë e ka bërë edhe në UNESCO. Por nga sot, gjerat kanë ndrysuar. 


Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, është larguar nga pozita e tij, me vendim të prerë.

Serbia, Tanaskoviqin e konsideron si njeriun më meritor dhe më të suksesshëm pasi dy herë thuhet se ka ndaluar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Arsyet e largimit të tij nga pozita e ambasadorit ka thënë se janë private, transmeton lajmi.net.

“Një fakt më bënë të lumtur që bashkëpunëtorët e mi në Delegacionin e Përhershëm janë specialistë të cilët në mënyrë të pavarur mund të kryejnë të gjitha punët diplomatike në UNESCO”, ka thënë ai për “Novosi”.

Nuk dihet kush do ta zëvendësojë Tanaskoviqin, si ambasador i Serbisë në UNESCO.

Mirëpo, a do të thotë kjo se Serbia në mënyrë të heshtur po lejon Kosovën të bëhet pjesë e kësaj organizate?

Kujtojmë, se Kosova në tetor të vitit të kaluar nuk ka aplikuar që të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Arsyet për mos aplikim në këtë organizatë kanë qenë mos miratimi i dy ligjeve atij për Liritë Fetare si dhe Ligji për Trashëgiminë Kulturore.

 

Reporteri.net ne FB

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]