Reporteri.net në rrjetet sociale

Nacionale

SHBA-ja përballet ashpër me Rusinë: Jua kujtojmë se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë

Publikuar

më:

Ambasada Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Kanada, me një njoftim ku thuhet se “pas vizitës së fundit të z. Thaçit në Ottawa dhe komenteve të tij antiruse për medien kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t’ua kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan, përmes një deklarate të Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, që ka theksuar se “ne do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ua kujtuar të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë”.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi.

Të gjitha materialet në këtë portal janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Reporteri.net. © Copyright: 2017 Reporteri.net | Adresa: Sheshi "Nëna Terezë" – Kompleksi Avalla, Prishtinë. Email: [email protected]; [email protected]