×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ja çfarë problemi i shkaktoni vetes nëse e mbani tështimën

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 16:44

    Shumë njerëz e mbajnë tështimën në shenjë respekti për ambientin ku ndodhen, apo njerëzit përreth.

    Teshtitja është mënyra se si sistemi i frymëmarrjes largon irrituesit si poleni, pluhuri ose mikrobet.

    Në fakt, sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë kur ju tështini, por kjo nuk është arsye që ju ta mbani sepse në këtë mënyrë po dëmtoni shëndetin tuaj.

    Duke mbajtur tështimën ju po shtoni ndjenjën e rëndesës në gjoks. Duke sforcuar diafragmën, muskuli i kraharorit që ndihmon të marrim frymë ka mundësi të shtojë presionin në gjoks.

    Plasja e daulles së veshit është një tjetër problem që mund të vijë si pasojë e mbajtjes së tështimës. Rritja e presionit nga mbajtja brenda e këtij procesi natyral, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vesh.

    Sipas studimeve, ekziston mundësia edhe për infeksione në këtë pjesë të trupit. Nëse e mbani tështimën automatikisht rrisni shanset për transmetimin e viruseve dhe mikrobeve e për rrjedhojë rrezikun e otitit.

    Si përfundim, rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Mjafton të mbuloni zonën e gojës me bërryl, përdorni një pecetë për të fshirë pikat që përçohen dhe lani duart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!