×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Ka një arsye pse nuk duhet të shkoni kurrë në shtrat pa një limon

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 17:14

    Përveç vitaminave të bollshme dhe shijes freskuese, limoni ka edhe një efekt qetësues, i cili mund të jetë aleati ynë i shkëlqyer në luftën kundër pagjumësisë.

    Siç e dimë, livanda njihet për efektin e saj qetësues. Edhe Paracelsus, mjeku dhe shkencëtari i madh mesjetar, e përshkroi livandën si një balsam mendor dhe e përdori atë si një ilaç universal për rraskapitjen mendore dhe dobësimin e forcës jetësore. Prandaj, nuk është për t’u habitur që vaji esencial i livandës rekomandohet për gjumë më të mirë, thjesht hidhni disa pika në këllëfin e jastëkëve ose vendosni një qese me livando të tharë nën jastëk.

    Megjithatë, aroma e livandës nuk është për të gjithë dhe nëse i përkisni këtij grupi, limoni mund të ndihmojë. Gjegjësisht, është vërtetuar se aroma e limonit është qetësuese, dhe si e tillë mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë dhe të flini më mirë.

    Sipas ekspertëve, vaji esencial i limonit është përdorur prej shekujsh dhe vlerësohet me përfitime të tilla si rritja e përqendrimit, ulja e niveleve të stresit dhe një efekt qetësues në sistemin e frymëmarrjes.

    Prandaj, nëse keni probleme për të fjetur, gjithçka që duhet të bëni është të prisni një limon dhe ta vendosni në komodinën tuaj. Aroma e saj e butë do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të bini në gjumë. Provojeni dhe shikoni vetë efektin e këtij truku. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!