×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Komplikimet në zemër pas infektimit me Covid-19 më të larta se pas marrjes së vaksinës, MSH-ja bën thirrje për vaksinim

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 13:12

    Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një shkrimi në Facebook thotë se një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat, transmeton Reporteri.net.

    MSH-ja thotë se studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar ngav komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

    “Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve. Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”, bën thirrje MSH-ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!