×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Largoni njollat ​​nga dielli në mënyrë natyrale, gjithçka që ju nevojitet është ky frut

    Reporteri
    15 Shtator 2022 | 19:36

    Shpesh, kur jemi të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, në fytyrë shfaqen njolla të errëta, zakonisht në ballë, mollëza dhe ndonjëherë mbi buzë. Bëhet fjalë për pigmentim të shtuar, pra hiperpigmentim, të cilin as eksfoliantët më të fortë shtëpiak nuk mund ta heqin nga lëkura.

    Një “ilaç” krejtësisht i papritur ndihmon në këtë problem, dhe bëhet fjalë për kajsitë e thata. Ky frut i thatë ndihmon në largimin e njollave të errëta nga lëkura, e gjitha kjo falë një lënde ushqyese. Ata përmbajnë beta-karoten e cila kur gëlltitet kthehet në vitaminë A.

    Kjo vitaminë mbron lëkurën nga dëmtimet dhe veçanërisht ndihmon me hiperpigmentimin duke hequr këto njolla të shëmtuara nga fytyra. Mjekët theksojnë se përqendrimi i lëndëve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve në 100 gramë kajsi të thata është më i lartë se në të njëjtën sasi të këtij fruti kur është i freskët.

    Kur thahet, kajsia humbet lagështinë e saj, kështu që vitaminat përqendrohen në lëkurën e saj. Kajsitë e thata përbëhen 80 për qind nga karbohidrate lehtësisht të tretshme – mono dhe disakaride, ndaj personave me diabet nuk rekomandohet t’i hanë ato, ose të paktën të kenë kujdes me to. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!