×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-18 në Kosovë

    Reporteri
    21 Prill 2022 | 15:41

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se mbi njëqind mijë qytetarë të vendit tonë kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Reporteri.net.

    Sipas MSH-së, të dhënat e bazuara në dëshmi shkencore tregojnë se pas marrjes së dy dozave të para të vaksinës kundër COVID-19, me kalimin e kohës, imuniteti i fituar nga vaksina vjen duke rënë.

    “Prandaj, është me rëndësi që personat e moshës mbi 18 vjeç që kanë i marrë dy dozat e para dhe në veçanti grup-moshat e shtyra dhe personat me sëmundje kronike ta marrin edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Për shëndetin e tyre dhe për një jetë më të sigurt!”, thuhet në thirrjen e MSH-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!