Mënyra se si e matni presionin e gjakut mund të ndikojë që rezultatet të jenë të pasakta dhe të ndryshojnë ndjeshëm.
Ja se si të shmangni gabimet që bëjnë shumë njerëz:
- Matjet në shtëpi mund të jenë jo të besueshme dhe shpesh të shkosh te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, por mund të kontrollosh presionin e gjakut edhe në një farmaci. Në farmaci duhet të përdoren vetëm pajisjet për matjen e presionit të gjakut të kalibruar dhe miratuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit.
- Efekti i palltos së bardhë. Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në zyrën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e nevojshme të përsërisni matjen disa herë në shtëpi.
- Matja bëhet më së miri në mëngjes ndërmjet orës 9 dhe 10 ose ndërmjet orës 17 dhe 18.
- Para matjes është e nevojshme të pushoni të paktën 5 minuta.
- Pa kafe, alkool dhe cigare. Para matjes këto janë substancat që duhet të shmangni. Gjithashtu nuk këshillohet të bëni punë të rënda fizike.
- Asnjëherë mos i kryqëzoni këmbët. Uluni në karrige në mënyrë që të jeni rehat dhe hiqni qafe veshjet e tepërta që ju shtrëngojnë krahët.
- Tre matje. Gjatë matjes, personi nuk duhet të lëvizë ose të flasë. Shpesh, matja përsëritet tre herë dhe nëse rezultatet, pra mesatarja, janë më të larta se 135/85 mmHg, dyshohet për hipertension.
- Rishikimi i kontrollit.
- Një rritje e presionit të gjakut nuk do të thotë domosdoshmërisht një sëmundje kronike, prandaj është e nevojshme të përsëritet ekzaminimi, në mënyrë që mjeku të përshkruajë terapinë adekuate.
/abcnews.al